Matura Shtetërore 2013-2014, ja disa nga ndryshimet që priten

Alda Dalushi 24 Janar, 2014 0
Matura Shtetërore 2013-2014, ja disa nga ndryshimet që priten

Matura shtetërore 2014-2015 do të shoqërohet edhe këtë vit me ndryshime. Pas mëdyshjes për të përfshirë apo jo, gjuhën e huaj të parë si provim me detyrim, të tjera ndryshime priten të ndodhin në vijim.

Rregulla të reja në administrimin e procesit, hartimit të pyetjeve, shpërndarjes së tezave, zhvillimit të provimeve dhe vlerësimi do të jenë disa nga ndryshimet që do të ndodhin në maturën e sivjetshme.

Detajet për ndryshimet do të komunikohën më tej, përmes udhëzimeve specifike, ndërkohë mësohet se provimet me zgjedhje, këtë vit do të zhvillohen në ditë të veçanta, sikurse komunikon edhe zv. Ministria e MAS, Nora Malaj, në një intervistë për një Gazetën Shqiptare.

Ndërkaq, javën e ardhshme do të nisë nga MAS edhe trajnimi i mësuesve të cilët do të jenë administratorë të procesit të Maturës Shtetërore.

Nota e gjuhës së huaj, jo në totalin e pikëve

Reagimi negativ i shumë maturantëve në rang vendi, e ka bërë MAS të mos tërhiqet nga vendimi për ta përfshirë gjuhën e huaj në Maturën Shtetërore si provim të detyrueshëm, por nota e këtij provimi nuk do të përfshihet e ekuivalentuar në pikë në totalin e pikëve. Pra kjo notë do të jetë vetëm në deftesën e pjekurisë, por ajo nuk do të ndikojë në pikët që do të merren në total nga provimet ekzistuese të maturës dhe mesatares së katër viteve.

Programet orientuese të Maturës Shtetërore 2013-2014

Në fillim të muajit shkurt, sipas MAS, do të komunikohen të gjitha programet orientuese, të cilat pritet të paraqesin ndryshimet e bëra në atë  çfarë do t’u kërkohet maturantëve të sivjetshëm, të japin në provime.

Rritet pesha e notës mesatare

Nota mesatare e tre viteve të studimit në gjimnaz do të marrë një vlerë më të lartë, krahasuar me vitet e mëparshme. Ndikimi i saj nuk do të jetë më 20%, por 30%, sipas deklaratës së zv. ministres, Malaj. Matura Shtetërore, që prej fillimit të aplikimit të saj, rreth 8 vite më parë, uli peshën e notës mesatare në fund të  vlerësimit të dijeve të 4 viteve, duke e konsideruar atë, jo si vendimtare në totalin e pikëve të një maturanti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Response »