Horoskopi për vitin 2013

Alda Dalushi 30 Dhjetor, 2012 0
Horoskopi për vitin 2013

DASHI

2013 do të jetë viti i ndryshimeve të shpeshta për ju të shenjës së dashit, viti i të rejave, sukseseve, por edhe vështirësive. Këto të fundit do të duhet t’i përballoni , duke shmangur impulsivitetin që ju karakterizon, apo edhe maninë për t’i mbyllur gjërat shpesh, sidomos në pjesën e dytë të vitit. Në aspektin e punës, do të keni mbështetjen e Jupiterit, favorizuesit të rasteve të mira dhe suksesit. Gjashtë muajt e parë do të jenë shumë të mirë për çdo iniciativë; dashuria do të jetë pasionante, e fortë, por edhe e mbushur me xhelozi, kontradita dhe kontraste të forta.

DEMI

Ndonëse viti nuk do të nisë mirë nën efektin e Saturnit, mos u dëshpëroni, do të keni hapësirë mjaftueshëm përgjatë vitit, të përmirësoni kushtet tuaja dhe madje të gëzoni edhe një sukses të veçantë. Prania e Saturnit në shenjën tuaj, është një shenjë e qartë që duhet të shkëpusni nga vetja, “rrënjët e kalbura”; lidhje sentimentale ose miqësore, raporte të ezauruara në punë, raportë konfliktuale në familje, zakone të gabuara e kështu me radhë. Për ju, 2013 do të jetë viti i pastrimeve të mëdha, e nëse ja arrini qëllimit deri në fund të këtij viti që vjen, do të shihni se si një dëshirë shumë e madhe juaja, më në fund do të bëhet realitet.

BINJAKËT

Elektrizues, me iniciativë, revolucionarë dhe me fat, 2013 për ju do të jetë me të vërtetë një vit i mbarë. Shumë situate të jetës suaj do të ndryshojnë për mirë këtë vit. Përfitoni dhe mos rrini me duart kryq, nëse doni që të ktheni faqe e të keni sa më shumë arritje. Veçanërisht muajt e parë të 2013, do të keni mbështetjen e yjeve. Një këshillë, gjatë 2013, nëse ndiheni konfuzë, me dyshime dhe të paqartë, mos merrni asnjë vendim; pendimi do të jetë më i rëndë se çdo vit tjetër.

 GAFORRJA

A jeni gati për t’i hedhur prapa krahëve, problemet e viteve të fundit? Saturni në shenjën e akrepit dhe kalimi i Jupiterit, në shenjën e gaforres në muajin qershor, do të jenë “asi juaj nën mëngë”, për të arritur objektivat në punë dhe jetën sociale. Në dashuri dhe familje, do të mbartni disa probleme të vogla nga viti i kaluar, tensione, luftë për pushtet, konflikte, të cilat duhet t’i zgjidhni me kujdesin dhe maturinë më të madhe. Shumë prej atyre që janë vetëm, këtë vit nuk do të jenë më të tillë, Neptuni, do të ndikojë që shumë prej jush, të përjetojnë ndoshta dashurinë e madhe të jetës së tyre.

 LUANI

Mos prisni që 2013 të jetë një vit linear për ju. Në punë, familje, dashuri, nuk duhet të veproni me krenari të tepruar dhe arrogancë. Gjatë muajve të parë, do të keni nevojë t’i shihni gjërat me realizëm, mos u shpërqëndroni. Saturni tek shenja e akrepit mund t’ju krijojë disa vështirësi, duke ju vënë përballë pengesa, në realizimin e objektivave tuaja. Mirëpo Urani për të gjithë vitin dhe Jupiteri, deri në qershor, do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar e për të gjetur zgjidhjet e përshtatshme, sidomos në çështjet e profesionit. Në dashuri ka ardhur koha të ndiheni i përkedhelur.

VIRGJËRESHA

2013 do të jetë një vit shumë pozitiv për ju. Problemet ekonomike dhe problemet familjare shumë shpejt do të mbeten pas krahëve, për ju ka ardhur koha e fitores. Përvishni mëngët dhe futjuni punës për të përcaktuar objektivat dhe fituar ato. Mund të arrini shumë në aspektin profesional, përmirësuar pozicionin tuaj dhe zgjidhur problemet e vjetra familjare. Dashuria do të jetë mes kontraditave, por do të ketë edhe passion dhe eros.

PESHORJA

Plutoni dhe Urani do të sjellin shumë ndryshime në jetën tuaj. Disa prej jush, kanë hyrë tashmë në rrugën e gjërave të reja, angazhimeve të mëdha e të vogla, të cilat prekin pak a shumë të gjithë sektorët, nga dashuria, te familja dhe puna. Do të keni nevojë për tolerancë dhe elasticitet veprimi; do të ndjeni nevojën e përshtatjes dhe pasjes së intuitës për të kuptuar se si ndodhin disa fenomene. Mos u trembni nga vështirësitë dhe ecni përpara në rrugën tuaj. Jupiteri do t’ju shoqërojë deri në muajin qershor, ç’ka do të thotë për ju, suksese dhe arritje. Ndaj në këto 6 muajt e parë, përpiquni të merrni çdo vendim të rëndësishëm.

AKREPI

Saturni do të jetë në shenjën tuaj, Plutoni, Neptuni dhe Jupiteri do të jenë në pozicione të favorshme, ndaj në 2013, do të jetë praktikisht e pamundur për ju të shenjës së Akrepit, të mos i arrini objektivat tuaja, qofshin këto në punë, po ashtu edhe në familje. Ajo ç’ka do të përbëjë lodhje për ju, do të jetë e përditshmja, ndaj bëhuni gati të përjetoni edhe ditë të lodhshme dhe peshën e përgjegjësisë, mirëpo kjo është diçka e madhe, pasi arritjet tuaja, do të kërkojnë impenjim më të madh. Dashuria këtë vit meriton vëmendje të veçantë, sepse mund të jetë viti i realizimit të ëndërrave të mëdha, mund të gjeni personin e duhur për ju dhe të zgjidhni probleme të vjetra.

SHIGJETARI

Ky do të jetë viti i të rejave, edhe pse mund të nisë jo me aq risi. Keni dëshirë të bëni dhe zhbëni gjërat, por nuk dini nga t’ja nisni. Kokfortësia juaj do të jetë më se e domosdoshme këtë vit, nëse doni të merrni drejtimin e duhur këtë vit. Raste të shumta suksesi do t’ju vijnë dhe ju takon juve t’i kapni sa më shpejt e t’i shfrytëzoni në të mirën tuaj. Rreziku që ju kanoset këtë vit, është të qenit sipërfaqësore, jot ë vëmendshëm dhe rrezikoni kështu të humbisni trenin e lumturisë dhe kënaqësive sociale. Në pjesën e dytë të vitit, do të jeni më të qendrueshëm.

 BRICJAPI

Do të keni një 2013 të favorshme falë Saturnit, Plutonit dhe Neptunit; do të jeni të pathyeshëm, të fortë, karizmatikë, me grintë, të vendosur, racionalë, të frymëzuar dhe intuitivë. Të gjitha këto, do t’ju ndihmojnë të arrini objektivat që doni, për të gjetur dashurinë, për të realizuar një ëndërr në sirtar. Do të jetë një vit shumë pozitiv, me të papritura. Në gjysmën e dytë të vitit, do të vihet në provë forca juaj e vullnetit dhe do të keni disa kontradita familjare. Dashuria do të jetë forca e cila do të arrijë të ndryshojë shumë prej jush.

UJORI

Jupiteri do të jetë ai që do t’ju ndriçojë në 2013, duke ju ndihmuar në rrugën drejt realizimit të ëndërrave tuaja. Vështirësi do të keni me praninë e Saturnit, i cili do të rrisë tensionin dhe ankthit për planet e së ardhmes. Fat do të keni edhe me problemet e paparashikuara që do t’ju dalin gjatë vitit, do të dini si t’ju jepni atyre një zgjidhje të shpejtë e të përshtatshme. Dashuria do të jetë në kushte jo shumë të bujshme, edhe pse ndonjëri prej jush mund të gjejë gjysmën e tij të artë.

PESHQIT

Sinjale të vogla, por të rëndësishme rimëkëmbjeje, do të merrni për këtë vit, nëse keni përjetuar vështirësi vitin e kaluar, përgatituni për të kaluar çdo problem, në mënyrën më të mirë të mundshme, të paktën sa i përket gjysmës së dytë të vitit, e cila do të jetë edhe gjysma më e përshtatshme për dashurinë dhe familjen. Situata do të vijë duke u përmirësuar në muajt e parë, për të qenë e sigurtë drejt suksesit, gjysmën e dytë. Të papunët, do të kenë oferta punësimi të mëdha, duke përmirësuar gjëndjen e tyre ekonomike. Nëse keni një dëshirë, 2013 është viti për ta realizuar.

Lini një koment »