Dëmtimi i pyjeve – Prerja e paligjshme e pemëve, arrestohet një 27 vjeçar

3 Dhjetor, 2012 Komentet Off
Dëmtimi i pyjeve – Prerja e paligjshme e pemëve, arrestohet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar, banues në Lalëz të komunës Ishëm është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shijakut, i akuzuar me veprën penale të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”. I riu me inicialet L.Ll është kapur nga efektivët e Shijakut, në vendin e quajtur “Stalla”, në Sukth, duke transportuar  me kamionçinën e tij pa targa, lëndë drusore. Sipas hetimeve të policisë, e cila kishte kohë që kishte rënë në gjurmët e të riut, 27 vjeçari, në momentin e kapjes, nuk ishte i pajisur me dokumentacionin përkatës të të zotërimit të lëndës drusore.

Arrestimi në flagrancë i të riut nga Lalëzi, nuk është një rastë i papreçendentë në lidhje me abuzimin që banorët e zonës së Ishmit apo edhe të tjerë përreth, bëjnë me sipërfaqet e pyjeve.

Pak javë më parë, nga një vëzhgim i Gazetës së Durrësit, u konstatua se në zonën kodrinore Shën Pjetër- Shetaj, një numër i konsiderueshëm pemësh ishin prerë dhe lënë në anë të rrugës, me qëllim transportin e tyre diku tjetër. Kryesisht këto pemë bëhën objekt tregëtie në tregje të ndryshme për ngrohje, por edhe për t’u përdorur në ndërtim.

Zona e Ishmit, është një prej më të pyllëzuarave në Qarkun e Durrësit dhe sipas specialistëve të Shërbimit Pyjor, ajo është edhe ndër më të rrezikuarat sa i përket prerjes së paligjshme. Prania e qendrave të banuara dhe rrugëve, është një tjetër faktor që këto zona, të jenë edhe më të prekura nga ky fenomen.

Comments are closed.